Vizita e ministrit të turizmit Predrag Sekuliq në Ulqin
- Created on Friday, 18 May 2012 07:04
- Published Date
- Category: Kryetari Lajme
Kryetari i Komunës z.Cungu prit në një takim pune ministrin e turizmin Predrag Sekuliq. Ato ndër të tjera diskutuan për pregaditjen e sezonit turistik,planet urbanistike,investimet në Ulqin,si dhe për problemin ekologjik të PortMilenës.
Sa i përket turizmit në Ulqin,ne nuk mund të jemi të knaqur me 850000-900000 buajtje të regjistruara.
“Së bashku do të realizojm aksionin për regjistrimin e vendosjeve private në mënyrë që të arrijmë në numrin minimal të turistëve të paregjistruar”. Megjithate sa i përket kësaj sezone turistike ai nuk dyshoj që do të jetë një ‘sezonë e bereqetshme’.
“Shpresoj që mbrenda disa muajve do të kemi mundësi të prezantojmë planin hapsinor të Ulqinit i cili do të përmbajë një vizion të ri të zhvillimit të qytetit”,u shpreh Sekuliq.
Read more: Vizita e ministrit të turizmit Predrag Sekuliq në UlqinKonferencë për media - Otrantkomerc
- Created on Wednesday, 16 May 2012 11:47
- Published Date
- Category: Kryetari Lajme
Të nderuar qytetarë,
E kam obligim t'ju njoftoi që proceset gjyqësore që janë duke u udhehequr kundër Komunës së Ulqinit edhe më tutje do të ndikojnë negativisht në gjendjen e Buxhetit, e me këtë edhe të ndalojnë trendin e shpejtuar të daljes nga kriza.
Rasti më i ri i ndërmarrjes "Otrantkomerc", i cili ka filluar në vitin 1999, dhe i cili ka përfunduar në dëm të Komunës së Ulqinit ka të bëjë me eksproprijimin e një objekti me sipërfaqe prej 110 m².
Me Vendim të gjyqit është caktuar obligimi i Komunës së Ulqinit ndaj ndërmarrjes "Otrantkomerc" në shumën prej 252.167,00 EURO, që do të thotë se për 1 m² të objektit është caktuar kompensimi prej gati 2.300 Euro. Gjyqi nuk është përgjigjur në kërkesën e përfaqësuesit të Komunës së Ulqinit që të rishqyrtohet shuma e kompensimit dhe që në pajtim me qëndrimin e Gjykatës supreme të Malit të Zi të datës 09. 12. 2000, procesi i konvertimit të vleres me dinarë në Marka Gjermane t'i besohet Bankës qendrore të Malit të ZI, e jo ekspertit të angazhuar me të cilën gjë është bërë shkelje thelbësore e rregullave të procedurës.
Read more: Konferencë për media - OtrantkomercKomuna e Ulqinit vazhdon bashkëpunimin e sukseshem me Agjencine turke për zhvillim TIKA
- Created on Wednesday, 16 May 2012 11:24
- Published Date
- Category: Kryetari Lajme
Në Komunen e Ulqinit qëndruan në një vizitë tre ditore dy ekspertë të ullishtarise,ardhja e të cilëve u mundesua nga Agjensia turke për zhvillim Tika me seli në Podgoricë.
Ata bënë prezantime dhe ligjërata të ndryshme për ullishtaret e Ulqint , ndërkohë, sot do të bëhet ndarja e najlonit,familjeve të cilat pësuan dëme në serat e tyre gjatë këtij fillim viti,donacion i Agjensia turke për zhvillim - Tika
Perfaqesuesit e TIKA në krye të të cileve ishte z.Birolom Cetinom dhe përfaqësues Ambasades turke në Podgoricë vizituan sot Ulqinin dhe paten një takim në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu. Në takim, u theksua bashkëpunimi i mire ndërmjet Tikes dhe Komunës së Ulqinit dhe projektet e përbashkëta qe jane duke u zhvilluar u vlerësuan si shumë të rëndesishme për Ulqinin.
Po ,ashtu me këshilltarin për çeshtje ekonomike të Ambasades turke z.Sulltan Iskender u bisedua për mundësinë e tërheqjes se investitorëve turk në Ulqin,si dhe bashkëpunimin me kompani nga Ulqini.
Read more: Komuna e Ulqinit vazhdon bashkëpunimin e sukseshem me Agjencine turke për zhvillim TIKAMbledhja e VII – të e rregullt e Këshillit social të Malit të Zi
- Created on Monday, 14 May 2012 10:16
- Published Date
- Category: Kryetari Lajme
Është mbajtur në Ulqin mbledhja e VII – të e rregullt e Këshillit social të Malit të Zi, të cilën e ka kryesuar ministri i punës dhe përkujdesjes sociale dhe Kryetari i këshillit dr Suad Numanoviq.
Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i cili i ka njoftuar të pranishmit me situatën social ekonomike në atë komunë. Ai ka theksuar se në Ulqin në periudhën e kaluar është shënuar progres, sepse 6 muajt e fundit janë miratuar 16 dokumente urbanistike – planifikuese. Së shpejti do të përfundojë edhe Ujësjellësi regjional në atë komunë, e pritet që së shpejti të përfundojë edhe realizimi i projektit të urës në Port Milenë, me vlerë 14 milionë Euro. Kryetari Cungu ka thënë se kjo komunë ka nevojë për ndihmë me rastin e pagesës së taksave dhe se në këtë aspekt pret përfshirjen më të madhe të inspekcioneve. Ai ka shprehur kënaqësinë që treguesit gjatë festës së Një Majit, kur na kanë vizituar një numër i madh i turistëve, vërtetojnë që ky sezon turistik do të jetë më i mirë se ai i vitit të kaluar.
Read more: Mbledhja e VII – të e rregullt e Këshillit social të Malit të ZiTakimi me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale
- Created on Friday, 11 May 2012 10:54
- Published Date
- Category: Kryetari Lajme
Kryetari i Komunes së Ulqinit Nazif Cungu priti sot, në një takim, një delegacion të zgjeruar përfaqësuesish të pushtetit lokal në Kosovë, në kuadër të një programi në fushën e qeverisjes lokale të organizuar nga Instituti për Qeverisje Lokale në Kosovë. Të panishem ishin kryetarë të kuvendeve komunale të 6 komunave të cilët njohën kryetarin e komunës tonë me qëllimin e vizitës së tyre, bashkëbisedimin me drejtues të qeverisjes lokale të Ulqinit, në mënyrë që të njihen me zhvillimet dhe reformat për konsolidimin e zgjerimin e përgjegjësive të pushtetit lokal.
Kryetari Cungu shprehur vlerësimin për këtë projekt, theksoi rëndësinë dhe dobinë e vendosjes së një bashkëpunimi të ngushtë në fushën e qeverisjes vendore. Ai u shprehu i bindur se qeveritarisja vendore e Ulqinit me ato të Kosovës mund të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe t’i zbatojmë ato me sukses në interesin më të mirë të komuniteteve që ne drejtojmë.
Read more: Takimi me Institutin Kosovar për Qeverisje LokaleMore Articles...
Anketa
A jeni te kenaqur me qeverisjen lokale
Total votes: 121
Meteo
22°C
Ulcinj
Clear
-
Sun
23°C 12°C
-
Mon
27°C 15°C
-
Tue
20°C 11°C








